Këtë të enjte, është arrestuar edhe ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi.
Sipas burimeve të Paparacit, Kuçi u arrestua në shtëpinë e tij, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë mëngjesit të sotëm, Gjykata Speciale ka arrestuar edhe ish-kryetarin e Malishevës, Isni Kilajn, Ish-kreun e AKI-së, Bashkim Smakajn dhe ish-luftëtarin e UÇK-së, Fadil Fazliun.