8 C
Tetovo
E shtunë, 7 Nëntor, 2026
BallinaLajmeMaqedoniMimoza Musa, Albi Qamili dhe zv.ministri Hoxha shpërndajnë kartelat për naftë të...

Mimoza Musa, Albi Qamili dhe zv.ministri Hoxha shpërndajnë kartelat për naftë të subvencionuar për fermerët

SHPËRNDAHEN KARTELAT PËR NAFTË TË SUBVENCIONUAR PËR FERMERËT NË TETOVË

Fermerët në Tetovë kanë përfituar kartelat për naftë të subvencionuar, si pjesë e masave mbështetëse për sektorin e bujqësisë.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, i cili së bashku me zëvendësministrin e Bujqësisë, Albrim Hoxha dhe deputeten Mimoza Musa, ka marrë pjesë në shpërndarjen e kartelave për fermerët.

Qamili ka theksuar se kjo masë paraqet mbështetje konkrete për bujqit, pasi u lehtëson shpenzimet gjatë procesit të prodhimit bujqësor dhe kontribuon në zhvillimin e këtij sektori.

Ai ka bërë të ditur se mbështetja e fermerëve dhe krijimi i kushteve më të mira për punën e tyre mbeten ndër prioritetet e angazhimit institucional.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments