Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka nisur fushatë parandaluese për informimin e qytetarëve për pasojat e mundshme nga përdorimi i fishekzjarrëve dhe mjeteve të tjera piroteknike, veçanërisht aktuale para dhe gjatë festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve.

“Në bashkëpunim me Kryqin e Kuq zhvillojmë një sërë aktivitetesh, shpërndahen fletëpalosje me përmbajtje edukative, organizojmë ushtrime demonstruese ku qytetarët mund të shohin se çfarë pasojash mund të ketë përdorimi i këtyre mjeteve”.

“Ministria e Brendshme merr edhe masa represive, me qëllim sanksionimin e përdorimit të fishekzjarrëve dhe mjeteve të tjera piroteknike, si dhe u kujton qytetarëve dispozitat ligjore që sanksionojnë përdorimin e mjeteve piroteknike dhe shitjen e paligjshme të tyre”, thonë nga MPB.