Moti është me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të kohëpaskohshme, më të rrëmbyeshme në pjesët lindore të shtetit me mbi 15 litra për metër katror.

DPHM bën të ditur se reshjet do të jenë me borë në zonat malore, ndërsa në vendet më të larta reshje të shiut dhe borës. Do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit do të fryjë erë më e fortë nga veriu. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 4 deri në 10 gradë.

Sipas parashikimit të DPHM-së, duke filluar nga pjesa perëndimore e shtetit, pasdite vranësitë do të ulen dhe deri në fund të ditës reshjet do të ndalojnë kudo.

“Nesër pasdite dhe gjatë natës ndaj të hënës do të ketë reshje të reja të shiut, më të rrëmbyeshme në pjesët perëndimore (mbi 15 litra për metër katror). Në zonat më të larta malore reshjet do të jenë prej bore. Do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit do të fryjë erë e fortë nga drejtimi juglindor. Më pas do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme, me paraqitje të mjegullës ose vranësira të ulëta nëpër lugina. Reshje të herëpashershme të shiut, në zonat malore borë, do të ketë të martën”, bëri të ditur DPHM.