“Mungesa e parkingjeve ne Kliniken Universitare Nënë Tereza është bërë mënyrë jetese për gytetarët. Makina të shumta gë presin për të zënë vend në parkingje dhe kolona të gjata të veturave që presin për të dalë nga klinika, është situata me të cilën ballafaqohen çdo ditë qytetarët, për shkak të mungesës së parkingjeve”, raporton Linda Ebibi, gazetare.
Ky kaos ndikon që qytëtarët shpesh herë humbin edhe terminët e tyre. Ata ankohen se në hyrje të klinikës paguajnë bileta, por nuk mund të gjejinë vend për të parkuar makinat e tyre dhe shumë here janë të detyruar të dalin nga klinika, për të hyrë përsëri me shpresën se mund te gjejnë vend te lirë për veturat e tyre.
“Sa prisni për parking? 15 minuta deri me tani. Kështu është çdo dite apo?Unë kur vij kështu ështe çdo here,më shumë mundesi çdo ditë është kështu”, tha një qytetar.
“Si ështe situata me parkingjet? Për askund është. Sa prisni? 20 minuta. Çdo ditë është kështu? Çdo ditë, edhe dje ishte kështu edhe sot. Pres ku të gjejë parking. Paguan por nuk ka parking, pse i marrin paratë kotë”, tha një qytetar.
“Çka të flas, shumë mire e ka parkingun. Po për Zotin shumë mire. Lëshojn bileta tepër, aq shumë bileta që lëshojnë sa që nuk ka parking. Sa orë prisni? Me orë të tëra, ndodhë me dal prap dhe nuk mundem mu parku, ka ndodhë shpesh here. Unë vijë dy herë në muaj këtu, dhe dy herë në muaj duhet me prit me orë te tëra”, shtoi një qytetar.
Në kaosin e parkingjeve në klinikë, shumë here ndodhë që makinat e ndihmës së shpejtë të bllokohen nga makinat e parkuara në vende jo të duhura. Ndërsa ka raste që në vendet të cilat nuk janë për parkimin e veturave ka makina të parkuara pasi nuk kanë mundesi tjetër. Bllokojinë trotuaret dhe zonat ku duhet të lëvizin pacientët dhe qytetarët.
“Per shkak te mungesës së parkingjeve, kjo rruga këtu dhe shumë rrugica të tjera në klinikën Universitare Nënë Tereza, cilat janë të parapara vetëm për kalimin e automjeteve, shfrytezohen si parkingje”.
Ministri i Shëndetsisë para disa ditëve tha se është bërë shpallja publike për ndërtimin e garazheve në kate në Klinikë, por se sa do të zgjasë e gjithë procedura për ndërtimin e garazheve, tha se nuk varet nga Ministria e shëndetësisë. Sipas Taravarit ndërtimi i garazheve në kate do të zgjidh definitivisht kaosin e krijuar brenda oborrit të kinikës. /Alsat.mk