Paralajmërimet per rritjen e çmimit te rymës dhe stabilizimi i tregut të peletave ka shtuar interesimin e qytetarëve që te zgjedhin ketë si alternativën më të pëlqyer për sezonin dimëror. Keshtu thotë kryetari i Shoqatës së Importuesve te Peletave, Vlladimir Stojanovski, i cili nënvizon se shumica e qytetarëve që më herët kishin vënë në pauzë pajisjet për ngrohje me peletë, tani për shkak të çmimit të volitshem i kanë riaktivizuar ato.
“Paralajmërimet për rritje të mymës, githsesi se ndikojinë që njerëzit të kërkojnë alternativa për ngrohje, por më me rendësi për ata gë ngrohen me peleta, është se për momentin kemi stabilizim serioz të çmimit që po zgiat në 9 muait e fundit dhe nuk pres çrregullim në periudhën që vijon”, deklaroi Vlladimir Stojanovski, Kryetar i Shoqatës së importuesve të peletave.
Megithatë shumë qytetarë vazhdojnë të përdorin inverterët për ngrohje. Nga EVN thonë se konsumatorët gjithnjë e më shumë po përdorin pajisje me efikasitet energjetik, përkatësisht pajisje për konsum mesatar të ulët. Nga atje sigurojnë se ka kapacitete të nevojshme të energjise elektrike në harmonizim me kërkesën dhe planin konsumit sezonal.
“Prokurohen dhe sigurohen kapacitetet e nevojshime të energjisë elektrike dhe si rrjedhojë kjo kompani nuk përballet asnjëherë me mungesë të energjisë elektrike Sipas kesaj, nëse të giithë konsumatorët janë të lidhur legalisht në rrjetin e distribuimit, nuk do të ketë mbingarkese të të njëjtit. Defektet në rrjet mund të shkaktohen nga faktorë të jashtëm (dëmtime)ose mbingarkime të rrjetit distributiv. Mbingarkesa ndodh kur qytetarët lidhen ilegalisht”, thonë nga EVN.
Është vërejtur interesim i shtuar edhe për pajisje me dru, por pronarët e depove të druve thonë se për dallim nga e kaluara, tani qytetarët blejnë sasi më të vogla, respektivisht çdo muaj nga 1 apo dy metër kub dru.
“Çmimi është i njëjitë si para disa muajve, më lir se vitin e kaluar dhe mendoj se akoma do të bie. Kërkesa në disa muajit e fiundit është rritur pak, nuk është siç ishte verës. Edhe pse në të kaluarën sezoni fillonte në prill dhe në gusht. 0,7 metër kub është diku 5000 denarë,të prera të ndara. Njerezit blejnë nga pak, tl mos them ata vetë blejnë me këste. Bleinë nga 2 metra, e madje edhe nga 1 metër në maj. Muajin tjetër sërish do të marrin edhe dy metra dhe kështu”, tha Zoran Davidovski, pronar depoje për dru.
Nga ana tjetër për shkak të krizës ekonomike, shumë familje të rënduara financiarisht detyrohen që te gjejnë mënyra të ndryshme për të ngrohur shtëpitë e tyre. Ata ndonjëhere përdorin edhe goma dhe plastike si mjete për ngrohje, që janë të rrezikshme për shëndetin dhe ambientin jetësor. /Alsat.mk