Aleanca për Shqiptarët sot në Tetovë do të mbajë mbledhjen e kryesisë së re partiake.
“Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, nesër (20.12.2024) në orën 18:00, në selinë Qëndrore në Tetovë mbledh Kryesinë e re të partisë”, thonë nga Aleanca për Shqiptrët, duke shpalosur agjendën e takimit.
Do të ketë prononcim para ngjarjes nga Kryetari i partisë ose eksponent të lartë, marrje e inserteve para fillimit të mbledhjes, si dhe deklaratë e Kryetarit të partisë pas mbarimit të mbledhjes.
Në mbledhjen e mbajtur me 19 dhjetor, Kuvendi i ASH-së me vota shumicë zgjodhi për sekretar gjeneral të ASH-së të jetë Blerant Ramadani, kryetar i Kuvendit, Arben Fetai, sekretar Organizativ Gadaf Uzairi, sekretar për Marrëdhënie me Jashtë Omer Ajdini. Derisa Kuvendi ka zgjedhur edhe katër nënkryetarët e ASh-së edhe atë Buajre Abazi, Gëzim Kadriu, Nazim Taipi dhe Garip Kaba.