Ylber Nuredini nga Aleanca për Shqiptarët pjesë e koalicionit VLEN është emëruar Drejtor i Qendrës për Kulturë në Dibër.
Pas përfundimit të konkursit, me vendim të Ministrit të Kulturës dhe Turizmit më 19 dhjetor, Ylber Nuredini nga Aleanca për Shqiptarët është emëruar Drejtor i Qendrës për Kulturë në Dibër.
Në postimin e tij në facebook Nuredini falënderoi Aleancën për Shqiptarët për besimin ndaj vizionit të tij për zhvillimin e kulturës në Dibër dhe gjithë koalicionin VLEN për mbështetjen e dhënë.
“Na priftë e mbara!” – përfundoi ai në mesazhin e tij.