Lëvizja Demokratike njofton opinionin publik se në Komunën e Likovës u zhvillua me sukses mbledhja për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit Komunal Zgjedhor.

Ky proces është pjesë e rëndësishme e përgatitjeve për realizimin e zgjedhjeve të brendshme në kuadër të partisë.

Procesi u zhvillua në frymën e demokracisë dhe transparencës, duke siguruar një përfaqësim të drejtë dhe gjithëpërfshirës.

Komisioni Komunal Likovë përbëhet nga këta anëtarë:
​1.​Profesor Remzi Rufati – Kryetar
​2.​Lulzim Demiri
​3.​Berat Avdiu
​4.​Hasan Jashari
​5.​Halil Ibrahimi
​6.​Ismail Veseli
​7.​Sevim Ismaili

Lëvizja Demokratike shpreh falënderime të sinqerta për të gjithë anëtarët për përkushtimin dhe kontributin e tyre në ndërtimin e një procesi të drejtë dhe të suksesshëm.

Me këtë hap, Lëvizja Demokratike vazhdon angazhimin e saj për të promovuar vlera demokratike dhe përfaqësim gjithëpërfshirës në të gjitha nivelet.