Pasditen e sotme, Shtekli u arrestua pranë një hoteli në afërsi të Gjevgjelisë për shkak të dyshimeve për trafikim droge.

Pasditen e sotme në Shkup, me urdhër të një prokurori nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, po kryhen bastisje në disa lokacione. Sipas informacioneve, disa persona janë ndaluar.

Aksioni i madh policor po zhvillohet në disa lokacione në lagjen Aerodrom të Shkupit. Po kryhen bastisje në shumë vende. Njësitë speciale po arrestojnë persona nga grupi kriminal i bosit të drogës, Rade Trajkovski-Shteklli.

Shtekli u arrestua pasditen e sotme pranë një hoteli në afërsi të Gjevgjelisë, nën dyshimin për tregti droge. Ai u kap gjatë përpjekjes për t’u arratisur.

Rade Shtekli drejtonte një grup prej më shumë se dhjetë anëtarësh, të cilët merreshin me shitjen e substancave narkotike. Ai është i njohur për përplasjet e tij me kartelet e drogës. Shtekli lidhet me një sërë veprash penale dhe, në gusht dhe tetor të vitit 2023, i shpëtoi dy atentateve.