8 C
Tetovo
E shtunë, 24 Tetor, 2026
BallinaLajmeMaqedoniOrhan Ibrahimi: Shëmtuesit e lirisë, barazisë dhe demokracisë, larg studentëve!

Orhan Ibrahimi: Shëmtuesit e lirisë, barazisë dhe demokracisë, larg studentëve!

Orhan Ibrahimi nga Lëvizja Arbëria ka reaguar lidhur me protestat e studentëve për përdorimin e gjuhës shqipe, duke theksuar se e drejta për të protestuar nuk varet nga interpretimi i ligjit apo i Kushtetutës.

Ai ka akuzuar BDI-në dhe, siç i quan, proksitë e saj, duke i cilësuar si shkaktarët kryesorë të protestave që, sipas tij, vazhdojnë prej 25 vitesh.

Në reagimin e tij, Ibrahimi ka theksuar se studentët duhet të jenë të lirë të protestojnë dhe u ka bërë thirrje BDI-së dhe përfaqësuesve të saj të qëndrojnë larg tyre.

“Pati ligj apo s’pati ligj, e garanton apo nuk e garanton Kushtetuta përdorimin e gjuhës shqipe, studentët kanë të drejtë të protestojnë”, ka shkruar Ibrahimi.

Ai e ka përfunduar reagimin me një mesazh të drejtpërdrejtë ndaj BDI-së, duke e cilësuar atë dhe proksitë e saj si “shkataktarët themelorë” të protestave dhe duke kërkuar që të qëndrojnë larg studentëve.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments