I pyetur se çfarë ndryshime pret për Maqedoninë e Veriut pas marrjes së detyrës së presidentit të SHBA-së Donald Trump, kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami thotë se pret ndihmë nga SHBA për projekte konkrete në nivel lokal.
“Po sigurisht që me presidentin e ri Trump ne presim përkrahje më të madhe nga SHBA edhe për ndërtim të shkollave, edhe për ndërtim të çerdheve dhe për atë që ka të bëjë me të ardhmen tonë!”, tha mes tjerash Kasami./tv21.tv