Donald Trump u betua si president i SHBA-së të hënën dhe ai tashmë ka lëshuar disa urdhra dhe njoftimesh ekzekutive, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
Këtu është një përmbledhje e shkurtër e ditës së parë të plotë të Presidentit Trump në detyrë:
-Agjencitë federale u urdhëruan të vendosin stafin që punon në programet e diversitetit, barazisë dhe përfshirjes (DEI) në pushim të paguar “menjëherë”, me një afat kohor prej 17:00 EST (22:00 GMT) sot, sipas një memorandumi nga Zyra e SHBA-së.
-Programet e DEI përfshijnë një kombinim hapash të ndërmarrë nga organizatat për të mbështetur njerëz me prejardhje të ndryshme, përkatësisht ata që shpesh nënpërfaqësohen në vendin e punës
-Sa i përket politikës tregtare, Trump tha se po konsideronte vendosjen e një tarife prej 10% për importet e mallrave të prodhuara nga Kina, që nga 1 shkurti.
Në përgjigje, ministria e jashtme kineze tha se do të mbrojë “interesat e saj kombëtare”, duke shtuar: “Nuk ka fitues në një luftë tregtare”.
Të martën vonë, Trump mbrojti vendimin e tij për të falur mbështetësit që u dënuan për trazirat e 6 janarit 2021 në kryeqytetin amerikan. Ai gjithashtu nënshkroi një falje të plotë dhe të pakushtëzuar për Ross Ulbricht, i cili operonte në tregun e errët të internetit ku shiteshin droga ilegale.