Kreu i Lëvizjes BESA dhe njëherit kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami vizitën në SHBA e ka nisur me takim me udhëheqësinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, ku ka biseduar rreth sfidave me të cilat përballen shqiptarët të cilët jetojnë anembanë botës.

“I informova për situatën aktuale politike në Maqedoninë e Veriut, me theks të veçantë kontributin që po japim në avancimin e të drejtave të shqiptarëve. “VATRA” është organizata patriotike shqiptare e cila ka ndihmuar dhe ndihmon shqiptarët e Amerikës për intergrimin e tyre në SHBA, gjithashtu ka punuar dhe punon për lirinë dhe demokracinë e kombit shqiptar. Themelues të saj janë figurat emblematike Fan Noli, Faik Konica dhe patriot të tjerë shqiptarë”, ka shkruar Kasami.