Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Gëzim Kadriu përmes një postimi ka kujtuar ditën e para një viti kur kreu i ASH-së, Arben Taravari vendosi të bëhet pjesë e VLEN-it. Kadriu këtë e quan si dita kur mbaroi me ndryshimin e pushtetit 22 vjeçar.
Postimi i plotë i Kadriut:
“Sot një vit filloi me një status në fb,mbaroi me ndryshimin e pushtetit 22 vjeçar!
Shumë punë deri tek ndryshimi i shumëpritur!
Na duhet akoma punë deri në realizimin e plotë të Ndryshimit, në zgjedhjet lokale BDI do ta marrë goditjen e fundit nga qytetarët!
Krimi, korrupcioni, zhvatja,shantazhet,blerja me para i vendeve të punës, ngelen kujtim nga e kaluara!
Qeveria e re shpresë e zhvillimit ekonomik të vendit,kohezion i mbrendshëm midis bashkësive etnike,duke sigurar vende te reja punë, rritja e pagave në të gjithë sektorët, reforma në gjygjësorë, arsim, shëndetësi, antarsim i vendit në Bashkimin Europjan janë garanca për mirëqenjën tonë!
Ndryshimi vazhdon…”, ka nënvizuar Kadriu.