Qeveria e Maqedonisë së Veriut kumtoi se për komunikim më të shpejtë dhe më efikas për gjendjen shëndetësore të të lënduarve nga zjarri në Koçan që ndodhen jashtë vendit, është hapur linjë telefonike, ndërsa numri është 070270370. Ekzekutivi njofton se ka miratuar edhe vendimin për mbulimin e plotë të shpenzimeve për akomodimin dhe transportin e familjeve të të lënduarve që po trajtohen jashtë shtetit, transmeton Portalb.mk.

Ministria e Punëve dhe Tregtisë së Jashtme, thonë nga Qeveria, është në komunikim të vazhdueshëm me familjet e të lënduarve që aktualisht po trajtohen në shtete të tjera, si dhe me ato që po dërgohen në vazhdueshmëri.

Qeveria ka publikuar edhe numrat e konaktit.

Ministria e Punëve dhe Tregtisë së Jashtme:
075/273-732
075/268-736

Turqi – Ankara
+90 5316579200
+90 5335725684

Turqi – Stamboll
+90 542 810 99 78
+90 552 561 80 09

Greqi – Athinë
+30 6944190134
+30 6947736602

Greqi – Selanik
+30 694 525 8536

Bullgari
+359 876123768
+359 876112993
+359 889210005

Serbi
+381 601382942
+381 601427455

Hungari
+363 03037377

Lituani – Poloni
+48 608141191

Austri
+436644680520
+436767069209

Slloveni
+386 41 353 198
+386 40 800 747

Kroaci
+385 99 524 4741
+385 91 608 2944

Norvegji
+47 406 31 613
+47 922 34 630

Itali
+39 3384079247
+39 3518504187

Poloni
+48 608 141191

Suedi
+46 701844605
+46 768792019

Qeveria e Maqedonisë së Veriut u bën thirrje mediave që të përmbahen nga publikimi i spekulimeve dhe dezinformatave, me qëllim që të mos krijojmë dhimbje dhe stres shtesë për opinionin.

Në zjarrin që ndodhi më 16 mars kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa kishte 196 të lënduar që trajtohen brenda dhe jashtë vendit.

Sipas hetimeve të deritanishme nga institucionet, diskoteka nuk kishte rrjet hidranti dhe mjaftueshëm aparate PP, përdoreshin materiale piroteknike në mënyrë të paligjshme, nuk kishte as leje pune të ligjshme dhe nuk ishte lidhur asnjë kontratë me shkrim mes organizatorit dhe grupit interpretues.