E martë, 1 Prill, 2025

“Po shohim një përmbysje të drejtësisë” – BDI: Ministrat nuk po mbajnë përgjegjësi

Date:

Bashkimi Demokratik për Integrim përmendi ministrat, që sipas saj, kanë përgjegjësi institucionale për të parandaluar tragjeditë, por siç thotë, asnjëri nuk mbanë përgjegjësi, por ushtron presion ndaj dëshmitarëve. BDI thotë se, në paraburgim po mbahen personat që nuk bartin funksione dhe nuk kanë ndikim institucional, që siç thotë, po shohim përmbysje të drejtësisë.

“Gjithnjë e më shumë media, analistë, ekspertë dhe qytetarë po shprehin habi – si është e mundur që:

Ministri i Punëve të Brendshme – 13 muaj në funksion.
Drejtori i Sigurisë Publike – 9 muaj.
Ministri i Ekonomisë – 9 muaj.
Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut – 9 muaj.
Drejtoria e të Ardhurave Publike – 9 muaj.

Këta janë personat që kanë përgjegjësi të drejtpërdrejtë, institucionale dhe ligjore, për të ushtruar kontroll, mbikëqyrje dhe për të parandaluar tragjedi të këtij lloji.
Këta janë njerëzit që sot kanë pushtet të ndikojnë mbi provat dhe të ushtrojnë presion ndaj dëshmitarëve.

Por asnjëri prej tyre nuk mban përgjegjësi.

Në vend të kësaj, po shohim një përmbysje të drejtësisë: në paraburgim janë ata që nuk janë në funksion, nuk kanë ndikim institucional, dhe nuk mund të pengojnë procesin.

Edhe një student i vitit të parë në Fakultetin Juridik e kupton se nuk ka lidhje shkak-pasojë ndër vite, kur të gjitha lejet dhe licencat riprocedohen çdo vit.

Pra, kjo nuk është drejtësi.
Kjo është një transaksion.

Një marrëveshje politike, ku kryeministri merr drejtimin e këtij spektakli gjyqësor – manipulim emocional, spektakël mediatik, devijim i vëmendjes publike, ndalim i hetimit të vërtetë dhe mbrojtje të njerëzve të pushtetit.

Por ky teatër është i rrezikshëm.

Kjo padrejtësi, kjo drejtësi selektive, kjo stuhi e kontrolluar emocionesh dhe kërcënimesh – do të shkaktojë një ortek që do të:

Shkatërrojë rendin juridik
Shembë besimin në drejtësi
Krijojë një polarizim të thellë politik, ku secili do ta kapë secilin për veshi, dhe në vend të së vërtetës, do të sundojë kaosi.

Ne nuk do të heshtim.
Ne nuk do të ndalojmë së kërkuari të vërtetën.
Dhe nuk do të lejojmë që fajtorë kujdestare të dalin nga fletorja partiake e kryeministrit, nga drejtësia e kapur dhe korrupsioni politik”, thotë BDI.

spot_img

Shpërndaje

Abonohu

Popular

Më shumë si kjo
Related

Gatishmëria 2030, BE-ja ndanë 800 miliard euro për mbrojtje

GATISHMËRIA 2030 Komisioni Europian dhe Përfaqësuesja e Lartë për Politikë...

Skandal në Spitalin e Tetovës: Neurologu dhunon me grushta kolegët në Urgjencë!

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Spitalin...

Kapet me 173 km/h në autostradën Gostivar-Tetovë, kallëzim penal ndaj 29-vjeçarit

Dje në autostradën Gostivar-Tetovë, në stacionin e pagesës “Gostivar”,...