E shtunë, 19 Prill, 2025
BallinaLajmeMaqedoniToshkovski dhe Kocevski nënshkruan protokoll të ri bashkëpunimi mes MPB-së dhe Prokurorisë...

Toshkovski dhe Kocevski nënshkruan protokoll të ri bashkëpunimi mes MPB-së dhe Prokurorisë Publike

Rregullat precize do të thotë efikasitet më i madh për institucionet, për drejtësinë dhe për ligjet, do ta forcojnë koordinimin tonë të ndërsjellë dhe do të krijojnë edhe një mjet të fuqishëm institucional për luftimin e të gjitha formave të krimit dhe korrupsionit me të cilat përballemi çdo ditë. Me nënshkrimin e këtij Protokolli po vendosim themelet e besimit dhe bashkëpunimit, ku qëllimi i përbashkët është i qartë – zbulimi dhe vërtetimi i suksesshëm i veprave penale dhe kryerësve të tyre dhe zbatimi efikas i procedurës penale”, theksoi ministri Toshkovski.

Ministri Toshkovski sqaroi se dokumenti përcakton udhëzime dhe rregulla të qarta për veprimin e zyrtarëve policorë dhe prokurorëve publikë në aktivitetet që ndërmerren për zbulimin dhe ndjekjen e kryerësve të veprave penale, dhe se në të njëjtën kohë do të përmirësojë funksionimin dhe efikasitetin e ndjekjes penale si pjesë e sistemit juridiko-penal.

“Kjo nuk është vetëm një dokument juridik, por edhe një shenjë vullneti për veprim të përbashkët, e bazuar në besim, transparencë dhe përgjegjësi”, theksoi Toshkovski në aktin e nënshkrimit.

Prokurori publik Ljupço Kocevski theksoi vlerën operative të Protokollit.
“Protokolli nuk është një deklaratë politike, por një plan operativ i bazuar në ligjet tona për procedurën penale. Ai thjeshton procedurat e bashkëpunimit, siguron qartësi në rastet komplekse dhe forcon koordinimin në masat e veçanta hetimore. Institucionet tona përballen me forma shumë të sofistikuara të krimit dhe ky Protokoll do të na ndihmojë të përshtatemi dhe të përballemi me ato sfida”, theksoi Kocevski.

Shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadori Kilian Wahl, i cili mori pjesë në krijimin e këtij Protokolli, theksoi se MPB dhe Prokuroria Publike po hyjnë në një fazë të re bashkëpunimi ku do të realizohen përfitimet nga ky protokoll.
“Ky hap do të forcojë zbatimin e procedurës penale, do të ketë efekt operativ të dukshëm dhe do të hapë rrugën për trajnime dhe praktika të përbashkëta. Procedurat operative standarde dhe mjetet praktike do të mundësojnë një luftë shumë më efikase kundër rasteve të ndërlikuara penale, korrupsionit, krimit të organizuar, krimeve financiare dhe krimit kibernetik”, theksoi ambasadori Wahl.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments