E shtunë, 19 Prill, 2025
BallinaLajmeMaqedoniArrestime për zjarrin tragjik në Koçani – në pranga ish-ministrat, Bekim Neziri,...

Arrestime për zjarrin tragjik në Koçani – në pranga ish-ministrat, Bekim Neziri, Valon Saraçini dhe drejtori i DMSH-së Xhevat Selami

Në kuadër të hetimit për zjarrin tragjik në Koçani, ku humbën jetën 61 persona, policia ka arrestuar ish-ministrat e Ekonomisë, Valjon Saraçini dhe Bekim Neziri, kuadro të BDI-së, si dhe ministrin aktual pa portofol dhe ish-drejtorin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Shaban Saliu, mëson “360 gradë” nga një burim brenda hetimit. Ndër të arrestuarit është edhe drejtori aktual i DMSH-së, Xhevat Selami, kuadër i koalicionit VLEN.

Sipas informacioneve tona, hetimi po zgjerohet me 23 të dyshuar të rinj. Nëntëmbëdhjetë prej tyre janë arrestuar ose janë në proces arrestimi. Njëri prej tyre është konstatuar se nuk ndodhet në vend. Bëhet fjalë për Driton Kuçin, gjithashtu ish-ministër i Ekonomisë nga radhët e BDI-së, i cili aktualisht është ambasador i vendit në Mbretërinë e Norvegjisë.

Sipas mënyrës se si Prokuroria po e udhëheq hetimin, dyshimet janë se në Ministrinë e Ekonomisë dhe në DMSH – por jo edhe në udhëheqësinë e Inspektoratit Shtetëror të Tregut – ekziston lidhje shkakësore që nga viti 2012 deri në momentin e zjarrit në të ashtuquajturin kabare “Puls” në Koçani.
Sipas informacioneve tona, të gjithë ata që kanë qenë ministra të Ekonomisë dhe drejtorë të DMSH-së nga viti 2012, përfshirë edhe drejtorin aktual të DMSH-së, janë arrestuar. Ministri aktual i Ekonomisë, Besar Durmishi, nuk është i dyshuar.

Në Prokurorinë Themelore Publike në Koçani është në proces një procedurë hetimore lidhur me zjarrin në të ashtuquajturin kabare “Puls” në Koçani, i cili ndodhi më 16 mars.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments