E shtunë, 19 Prill, 2025
BallinaLajmeMaqedoniZiadin Sela me mesazh të koduar: A po paralajmëron bashkim të ASH-së...

Ziadin Sela me mesazh të koduar: A po paralajmëron bashkim të ASH-së apo hyrje në Qeveri?

Ziadin Sela, ka reaguar për herë të parë pas zhvillimeve të fundit që tronditën koalicionin VLEN, duke lënë një mesazh simbolik në Facebook që ka ngjallur interpretim të gjerë në opinionin politik.

“Pastërtia dhe sinqeriteti, paqe me të kaluarën, shteg për të ardhmen!” – ka shkruar Sela, në një status që vjen në një moment kyç për të ardhmen e ASH-së dhe të vetë opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Ky qëndrim, megjithëse i paqartë, shihet si një sinjal i mundshëm në dy drejtime:
Ribashkimi i ASH-së – Kjo mund të shihet si një ofertë paqeje ndaj Arben Taravarit, me qëllim që të tejkalohen ndarjet brenda partisë dhe të krijohet një front i përbashkët para zgjedhjeve lokale.

Afrim me Qeverinë – Një tjetër lexim i mundshëm është se Sela po lë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me shumicën parlamentare aktuale, nëpërmjet një marrëveshjeje me Kasamin dhe VMRO-në e Hristijan Mickovskit.

Deri më tani, ky është reagimi i parë publik i Selës pas përplasjes brenda VLEN-it dhe largimit të Taravarit nga koalicioni. Lëvizjet e tij të ardhshme priten me interes të madh, pasi mund të ndikojnë dukshëm në konfigurimin politik të skenës shqiptare në vend.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments