8 C
Tetovo
E hënë, 5 Maj, 2025
BallinaLajmeMaqedoniMickoski: Prodhuesve të orizit u janë pagur rreth 50 milionë denarë

Mickoski: Prodhuesve të orizit u janë pagur rreth 50 milionë denarë

“Unë nuk do të komentoj sulmet e opozitës. Mendoj se ose nuk janë të informuar, ose e gabojnë temën. Pagesa intervenuese për prodhuesit e orizit, në vlerë prej rreth 50 milionë denarë, tashmë është realizuar. Në të njëjtën kohë, janë siguruar rreth 135 milionë denarë për rindërtimin e sistemeve të ujitjes për këtë rajon. Orizi është bërë një kulturë strategjike dhe do të jetë pjesë e rezervave të mallrave. Pra, atë që bëmë ne për disa muaj, ata as nuk menduan ta bënin për bujqit për shtatë vjet, dhe më pak për prodhuesit e orizit. A ju kujtohet ministri i Bujqësisë, kur ua premtoi, veçanërisht prodhuesve të orizit, për fat të keq jo vetëm që nuk e mbajti, por edhe i shkatërroi”, u përgjigj në pyetjen e gazetarëve, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në lidhje me vërejtjet e LSDM-së se prodhuesit e orizit nuk ndihmohen.

Kryeministri Mickoski tha se Qeveria po lufton për bujqit dhe në atë drejtim do të vazhdojë të punojë.

“Sot kudo që të shkoni, qoftë në rajonin e Tikveshit, qoftë në Pelagoni te kultivuesit e duhanit, apo në rajonin e Strumicës te produktet e hershme të kopshtarisë dhe lakrës, do të shihni se kemi çmime historike dhe pagesa historike. Pse? Sepse kjo Qeveri po lufton për bujqit dhe nuk është ortak me blerësit. Dhe kështu do të vazhdojmë”, shpjegoi Mickoski.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments