Friedich Merz nuk arriti të marrë votat e duhura për t’u bërë kancelar i ardhshëm i Gjermanisë.
Që të zgjidhej kancelar udhëheqësit të CDU-së i duheshin 316 vota por arriti të merrte vetëm 310
Sipas asaj që bën me dije “Die Welt”, seanca parlamentare u ndërpre në mënyrë që grupet politike të diskutojnë hapat e mëtejshëm.
Dhoma e ulët e parlamentit, ose Bundestag, tani ka 14 ditë për të zgjedhur Merz ose një kandidat tjetër për kancelar me shumicë të plotë dhe mund të përpiqet të zhvillojë një votim tjetër të martën.
Konservatorët e Merz fituan zgjedhjet kombëtare në Shkurt me 28.5% të votave.
Të hënën ata nënshkruan zyrtarisht një marrëveshje koalicioni me Social Demokratët, të cilët fituan vetëm 16.4%, rezultati i tyre më i keq në historinë gjermane të pasluftës.