8 C
Tetovo
E enjte, 22 Maj, 2025
BallinaLajmeMaqedoniKrejt po ia kthejnë shpinën Taravarit, edhe Bashkim Bakiu

Krejt po ia kthejnë shpinën Taravarit, edhe Bashkim Bakiu

Braktisjet e njëpasnjëshme në ASH – Taravari mbetet gjithnjë e më i vetmuar

Ngjarjet e fundit në Aleancën për Shqiptarët kanë nxjerrë në pah një krizë të thellë të brendshme, e cila po thellohet dita ditës. Pas largimeve të shumta të figurave kyçe në strukturat drejtuese të partisë, një tjetër emër i njohur i është shtuar listës së atyre që i kanë kthyer shpinën kryetarit Arben Taravari. Bëhet fjalë për Bashkim Bakiun, një nga figurat më të rëndësishme politike në Saraj, i cili ka njoftuar publikisht largimin e tij nga Taravari

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Bakiu shprehet:

“Duke u konsultuar me miq, edhe i vetëdijshëm për zhvillimet politike, dua të qartësoj se mbetemi në rrugën e nisur për ndryshim që para zgjedhjeve të vitit 2024. Ashtu si e filluam, ashtu edhe do të vazhdojmë, për ndryshimin që ka filluar, e që patjetër ka ende për të punuar. Pa ngarkesa personale dhe hatërmbetje, rrugëtimi politik kërkon qëndrueshmëri, vizion dhe angazhim. Ne jemi të bindur në rrugëtimin tonë, me VLEN për ndryshim.”

Ky qëndrim përforcon sinjalet për një riorientim të thellë politik të shumë ish-anëtarëve të ASH-së, të cilët tashmë po afrohen gjithnjë e më shumë me platformën politike të koalicionit VLEN.

Sipas burimeve të brendshme, ditët në vijim pritet të ndodhin edhe largime të tjera masive nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, jo vetëm nga aktivistë dhe funksionarë, por edhe nga degë të tëra të partisë. Rastet e degës së Çairit, Kërçovës dhe Tetovës përmenden si shembuj konkretë të këtij trendi të pakthyeshëm.

Ndërsa Taravari përpiqet të ruajë kontrollin mbi një parti që po zbërthehet nga brenda, vala e braktisjeve nuk tregon shenja ndalimi. Spektri politik shqiptar duket se po hyn në një fazë të re rikonfigurimi, ku lojalitetet dhe vizionet për të ardhmen janë më të rëndësishme se emrat.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments