8 C
Tetovo
E enjte, 29 Maj, 2025
BallinaLajmeGati një vit nga vrasja te Spitali i Tetovës, Gjykata e Tetovës...

Gati një vit nga vrasja te Spitali i Tetovës, Gjykata e Tetovës ende nuk ka mbajtur asnjë seancë

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë konfirmojnë se të gjitha rastet, nga i pari e deri tek i fundit, i janë përcjellë Prokurorisë. Megjithatë, procedurat kanë ngecur në Gjykatën Themelore të Tetovës, ku dosjet mbeten të pashqyrtuara, duke shtuar mosbesimin e qytetarëve ndaj sistemit të drejtësisë. Rasti i parafundit, ai i plagosjes pranë spitalit të Tetovës – që pasoi një zënkë përpara gjykatës – rezultoi me vdekjen e njërit prej vëllezërve nga Gajrja dhe më vonë me një viktimë nga familja Terziu. Edhe pas kësaj ngjarjeje tronditëse, procesi gjyqësor nuk ka nisur ende, ndonëse ka kaluar më shumë se një vit e gjysmë nga incidenti.

Informacionet jozyrtare të siguruara nga vetë gjykata e hedhin fajin mbi Prokurorinë e Tetovës për vonesat, ndërkohë që burime nga Prokuroria pretendojnë se çështja është dorëzuar në gjykatë katër muaj më parë. Ky ping-pong institucional i papërgjegjshëm ka lënë pa epilog një sërë incidentesh të rënda dhe ka lejuar përshkallëzimin e dhunës mes dy familjeve.

Ndërsa Gjykata dhe Prokuroria vazhdojnë të mbulojnë njëra-tjetrën me justifikime, asnjë nga të përfshirët nuk është ndalur apo proceduar ligjërisht deri më sot. Përkundrazi, përleshjet e armatosura mes familjeve kanë vazhduar edhe në lagjet e banuara, duke rrezikuar seriozisht jetën e banorëve të Lagjes Teqe dhe rrugës së Ilindenit – të lënë në mëshirë të fatit nga apatia në sistemin e drejtësisë.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments