8 C
Tetovo
E enjte, 5 Nëntor, 2026
BallinaLajmeSi vepronte grupi i arrestuar në Kumanovë? Jepnin para me ‘kamatë’, pastaj...

Si vepronte grupi i arrestuar në Kumanovë? Jepnin para me ‘kamatë’, pastaj ua merrnin shtëpitë me noter?! (Video)

Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka ngritur kallëzim penal ndaj 5 të dyshuarve për fajde që u arrestuan sot pas aksioni specialt policorë. Përveç Dragan Petrovskit me nofkën “Shtuka”, të dyshuar janë edhe Z.R., M.K., L.K. si dhe noteri D.Zh.. Drejtori i Byrosë për Siguri Publike Aleksandar Janev tha se ky grup i strukturuar kriminal ka kryer vepra të përsëritura penale që nga viti 2021 deri më tani. Janev shtoi se për më shumë se 5 vite grupi ka operuar në rajonin e Kumanovës duke dhënë para me fajde dhe pastaj përmes shantazhit i kanë detyruar të dëmtuarit t’u firmosin në noter pasuritë e patundshme si toka, banesa, shtëpi, por edhe pasuri të tundshme siç janë veturat dhe gjësendet tjera me vlerë. Në aksion janë gjetur edhe defterë ku janë evidentuar personat që kanë marrë fajde me data dhe shuma parash. Në këmbimoren e vëllait të Shtukës janë gjetur shuma parash të paevidentuar në sistem që dyshohet të jenë prova materiale të larjes së parave të përfituara në të zezë nga aktivitet kriminale të grupit.

“Ky grup i organizuar kriminal, sipas dosjes së siguruar, aktivitet e tyre janë kryer që nga viti 2021 e deri më tani. Do të thotë se kanë vepruar në territorin e Kumanovës më shumë se 5 vite. Dikush gjeti kurajon të shkruaj informacionin dhe ta dorëzoj atë denoncim në polici. Ne si polici, shumë herë e kam thënë se veprojmë me vendosmëri pas çdo informacioni të dhënë, nuk bëjmë asnjë përjashtim as tolerancë se kush është kryerësi i veprimtarive të caktuara. Mbledhim dëshmi dhe ndërmarrim veprime operative për mbledhjen e provave materiale për çdo individ, pa dallim nëse fshihen pas emrave të caktuar, grupacioneve e kështu me radhë.”, deklaroi Janev.

https://www.facebook.com/watch/?v=1679603430174340

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments