Në një atmosferë të ngrohtë dhe mobilizuese, u zhvillua takimi me strukturat organizative të Degës së Çairit të Aleancës që Vlen. Të pranishëm në këtë takim ishin eksponentë të rëndësishëm të degës, themelues të partisë si dhe aktivistë të përkushtuar që ndër vite janë dëshmuar si shtylla të pathyeshme të çdo sfide.
Ky takim shërbeu si një moment reflektimi, por mbi të gjitha si një dëshmi e vendosmërisë dhe guximit të kësaj strukture – njerëz që nuk janë lëkundur përballë asnjë furtune, që kanë qëndruar gjithmonë në mbrojtje të kauzës për ndryshim dhe që vazhdojnë të mbajnë me përgjegjësi amanetin politik që kanë marrë përsipër.
Pamjet dhe momentet e takimit treguan qartë kompaktësinë, organizimin dhe fuqinë e një strukture që asnjëherë nuk është larguar nga rruga e saj. Çairi, edhe kësaj radhe, dëshmoi se është bastion i qëndrueshmërisë dhe i idealeve të Aleancës. Edhe në kohë kur të tjerë zgjodhën të tërhiqen, kjo strukturë qëndroi më e fortë, më e bashkuar dhe e palëkundur në mbështetjen e vizionit që nisi një vit më parë.
Në krah të Arben Fetait, Azir Aliut, Dardanit të pathyeshëm, Beqës dhe shumë aktivistëve të tjerë të palodhur, Çairi vazhdon të jetë simbol i besnikërisë dhe vendosmërisë për ndryshim.
Aleanca që Vlen, vazhdon përpara, me strukturat që nuk dorëzohen!