8 C
Tetovo
E hënë, 12 Tetor, 2026
BallinaLajmeMaqedoniHasim Murteazani: Në kohën e kësaj qeverie suspendohen policët kur tejkalojnë kompetencat,...

Hasim Murteazani: Në kohën e kësaj qeverie suspendohen policët kur tejkalojnë kompetencat, BDI-ja të përgjigjet për të kaluarën

Zëvendëssekretari i Qeverisë nga radhët e VLEN-it, Hasim Murtezani, ka kritikuar BDI-në për qëndrimin e saj ndaj rastit të dhunës ndaj dy të rinjve në Saraj, pas të cilit u suspenduan gjashtë policë.

Murtezani thotë se suspendimi i policëve që dyshohet se kanë tejkaluar kompetencat dëshmon se institucionet duhet të kërkojnë përgjegjësi për shkeljet e ligjit, pavarësisht pozitës së personave të përfshirë.

Ai ka ngritur pikëpyetje për përgjegjësinë institucionale gjatë qeverisjes së BDI-së, duke kërkuar që kjo parti të japë përgjigje për rastet e kontestuara të së kaluarës.

“BDI-ja nuk mund të kërkojë sot llogari nga të tjerët, pa u përballur me pyetjet për qeverisjen e saj të djeshme”, ka shkruar Murtezani.

Ai thekson se qytetarët kanë nevojë për drejtësi, përgjegjësi dhe institucione që i mbrojnë, ndërsa nënvizon se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments