Përkundër propagandës së orkestruar nga BDI-ja, e cila vazhdon të dezinformojë opinionin publik duke pretenduar se në SPB Tetovë nuk ka pasur asnjë avancim apo punësim të shqiptarëve, të dhënat zyrtare flasin ndryshe.
Në një periudhë 11-mujore, në kuadër të Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë janë realizuar 32 avancime dhe 5 punësime të reja, kryesisht në pozita kyçe që ndikojnë drejtpërdrejt në efikasitetin e strukturave policore dhe përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve në institucione.
Rekapitulimi sipas qyteteve: Tetovë, 18 avancime në pozita si: komandantë njësish, inspektorë kriminalistikë të të gjitha rangjeve, drejtues sektorësh e kryeshefa dhe 3 punësime.
Ndërkaq, në Gostivar, 14 avancime dhe 2punësime. Gjithsej në SPB Tetovë: 32 avancime dhe 5 punësime të reja
Ky progres është bërë i mundur falë udhëheqjes së re profesionale dhe të përkushtuar të kryeshefit të SPB Tetovë, Rijat Ali, i cili vjen nga radhët e koalicionit VLEN. Rijat Ali, që nga emërimi i tij, ka garantuar një qasje meritokratike dhe transparente në funksionimin e SPB-së, duke bërë ndryshimin që qytetarët presin prej vitesh.
Kjo është edhe një dëshmi konkrete se shqiptarët jo vetëm që përfaqësohen në këtë sektor të ndjeshëm, por edhe avancojnë në baza profesionale, gjë që dikur ishte peng i partizimit dhe klaneve të brendshme. E vërteta nuk fshihet me propagandë. Fjalët bien, faktet flasin.