8 C
Tetovo
E martë, 17 Qershor, 2025
BallinaLajmeBotaElon Musk aktivizoi Starlinkun në Iran

Elon Musk aktivizoi Starlinkun në Iran

Elon Musk, themeluesi i SpaceX, ka konfirmuar se e aktivizoi Starlink për iranianët pasi regjimi islamik kufizoi shërbimet e tij online pas nisjes së sulmeve izraelite që synonin objektet bërthamore iraniane. Starlink është një konstelacion satelitor i krijuar nga SpaceX që u jep njerëzve internet, veçanërisht në vendet ku interneti i rregullt është i vështirë për t’u gjetur, përcjell Telegrafi.

Satelitët fluturojnë afër Tokës dhe ndihmojnë në ofrimin e internetit të shpejtë me pak vonesë.

“Sinjali është ndezur”, shkroi Musk.

Vendimi i miliarderit për të aktivizuar Starlink në Iran vjen pasi Ministria e Komunikimit e Republikës Islamike njoftoi kufizime dhe ndërprerje të përkohshme në shërbimin e internetit në të gjithë vendin.

“Duke pasur parasysh kushtet e veçanta të vendit, janë vendosur kufizime të përkohshme në internetin e vendit”, thuhet në një deklaratë nga ministria.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments