Zëvëndëskryeministri, Arben Fetai, në Debat Plus në TV Dukagjini tha se Taravari duhet t’i kërkojë falje 107 mijë votuesve të cilët i ka tradhtuar duke tregtuar komuna me Ali Ahmetin. Ai shton se qeveria reformatore VMRO-VLEN javën që vjen paraqet bilacin e punëve të bëra.
“Arben Taravari duhet t’i kërkojë falje 107 mijë votuesve të cilët i ka tradhtuar duke tregtuar komuna me Ali Ahmetin. Kjo është e vërteta. Sa i përket bilancit të kësaj qeverie do të shihni javën tjetër do të kemi ngjarjet e një vjetorit të qeverisë reformatore VMRO-VLEN. Një vit qeverisje 750 milionë euro investimve të huaja. Që nuk ka ndodhur në historinë e këtij vendi, sepse Grubi i ka reketuar i ka kërkuar 50% të investimeve për xhepin e tyre. 300 milionë euro i kemi shpërndarë në komunar shqiptare. Vetëm në Gostivarin e Arben Taravarit 17 projekte zbatohen nga qeveria të cilët po e kritikon Taravari. Pagat i kemi rritur, në arsim shëndetësi, polici e të tjera”, tha zëvëndëskryeministri, Arben Fetai.