8 C
Tetovo
E enjte, 19 Qershor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniFetai: ASH-ja nuk është as e Taravarit as e Selës e aktivistëve,...

Fetai: ASH-ja nuk është as e Taravarit as e Selës e aktivistëve, partitë nuk janë prona të individëve

Zëvëndëskryeministri, Arben Fetai, në Debat Plus në TV Dukagjini tha se ai është pjesë e Aleancës për Shqiptarët, dhe se ASH-ja sipas Fetait nuk është as e Selës as e Taravarit por e aktivistëve. Ai shton se partitë politike nuk janë prona të individëve.

“Unë jam pjesë e ASH-së, ASH-ja është e aktvistëve, nuk është as e Selës as e Taravarit. Ne një gjë duhet ta kuptojmë që partitë nuk janë prona të individëve. Nuk ka vendim partiak të shkruar askund që ka marr vendim për nxjerrjen e ASH-së nga qeveria. Pjesa më e madhe janë pjesë e qeverisë ata që janë joshur nga BDI-ja janë zëvëndësuar. Kështu që lirshëm mund të them që 80% e Aleancës për Shqiptarët vazhdon të jetë pjesë e koalicionit VLEN. Arben Taravari ka një grup të vogël njerëzish të cilët do të largohen nga ai në momentin që ky i fundit zyrtarizon koalicionin me BDI-në”, tha zëvëndëskryeministri Arben Fetai.

Fetai shtoi se vazhdon të mbetet kryetar i Kuvendit të Aleancës për Shqiptarët.

“Unë jam kryetar i Kuvendit të ASH-së, ata e paraqiten një takim me qytetarë si Kuvend partie ku nuk kishin nënshrkimet e mjaftueshme për të më shkarkuar mua”, përfundoi Fetai.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments