Kumtesë nga VLEN
Nën udhëheqjen tonë vizionare dhe me profesionalizmin e padiskutueshëm të drejtorit të MEPSO-s, Burim Latifi, është hedhur një hap historik: për herë të parë, ndërtohet interkoneksioni energjetik Tetovë–Prizren, një projekt strategjik që jo vetëm lidh dy qytete shqiptare, por forcon identitetin tonë energjetik, ekonomik dhe politik në rajon.
Ky është Ballkani që ndërtojmë ne, me bashkëpunim, zhvillim dhe fuqi shqiptare në qendër të proceseve! Ky është transformimi që garanton VLEN, aty ku ka vullnet, dije dhe drejtësi!
Nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit mes MEPSO-s dhe KOSTT-it për ndërtimin e linjës interkonektive 400 kV Tetovë–Prizren është një prej zhvillimeve më domethënëse të dekadës në fushën e energjisë. Ky projekt përfaqëson jo vetëm përmirësim të infrastrukturës, por një lidhje të fuqishme strategjike mes Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës.
Falë përkushtimit dhe vizionit të drejtorit Burim Latifi, ky projekt kalon nga ideja në realizim konkret. Interkoneksioni do të rrisë ndjeshëm kapacitetet ndërkufitare të shkëmbimit të energjisë elektrike, do të forcojë sigurinë energjetike dhe do të kontribuojë fuqishëm në tranzicionin e gjelbër që kërkon koha moderne.
Kjo është një vepër që shkon përtej fijeve të tensionit të lartë, është një simbol i fuqisë së bashkëpunimit shqiptar, një investim në të ardhmen dhe një mesazh i qartë: kur shqiptarët qeverisin me përgjegjësi dhe vizion, ndodhin gjëra të mëdha.
VLEN do të vazhdojë të jetë garanci për projekte që e lidhin të tashmen me të ardhmen, që i japin jetë rajonit dhe që i japin krenari qytetarëve tanë!