Zv.kryeministri Izet Mexhiti konfirmoi se propozimi do të kalojë në seancën e qeverisë të martën. Sipas tij, çështja e përfaqësimit të drejtë po zgjidhet për herë të parë pas 30 vitesh.
“Sot, kur ata deri 2015-tën nuk kanë pasur as ligj, as mekanizëm dhe prej 2015 deri më tash vetëm një mekanizëm Balancuesi, të cilin e shfuqizoi gjykata e tyre, pra ne ju thamë, ne nuk jemi për politikë ditore, ne jemi për zgjidhje ligjore. Dhe pas 30 vitesh për herë të parë e rregullojmë si duhet me ligj përfaqësimin adekuat të shqiptarëve në administratën shtetërore dhe publike. Dhe kjo do të ndodh të martën që vjen në Qeveri, për herë të parë mbyllet si çështje”, tha Izet Mexhiti.