8 C
Tetovo
E hënë, 2 Nëntor, 2026
BallinaLajmeMaqedoniRritje e re e çmimit të karburantëve, hyn në fuqi nga mesnata

Rritje e re e çmimit të karburantëve, hyn në fuqi nga mesnata

Nga mesnata e 2 nëntorit, karburantet në Maqedoninë e Veriut do të shiten me çmime të reja, pas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE) për rritjen e çmimeve.
Sipas vendimit, benzina shtrenjtohet për 2 denarë për litër, ndërsa dizeli për 1 denar. Rritja mesatare e çmimeve me pakicë është 1,55 për qind.

Me çmimet e reja maksimale, EUROSUPER BS-95 do të kushtojë 93 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 do të arrijë në 95 denarë, ndërsa EURODIZEL do të shitet me çmim prej 100 denarësh për litër.

Ndërkohë, çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri mbetet i pandryshuar, në 110 denarë për litër. Mazuti shtrenjtohet për 1,30 denarë dhe do të kushtojë 55,573 denarë për kilogram.

Nga KRRE bëjnë të ditur se gjatë përcaktimit të çmimeve janë marrë parasysh lëvizjet e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare, si dhe kursi i këmbimit të dollarit.

KRRE thekson se bëhet fjalë për çmime maksimale, që u mundësojnë kompanive të tregtojnë karburantet edhe me çmime më të ulëta.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments