8 C
Tetovo
E mërkurë, 25 Qershor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniFazliu: Sikur ta kishte sjellë vetë BDI-ja ligjin, do të ishte bërë...

Fazliu: Sikur ta kishte sjellë vetë BDI-ja ligjin, do të ishte bërë festë kombëtare

Ish-deputeti i PDSH-së, Bekim Fazliu, ka reaguar përmes një statusi në Facebook lidhur me miratimin e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat nga Qeveria, duke kritikuar ashpër ish-qeverisjen e BDI-së për paaftësinë dhe mungesën e vullnetit politik për ta zgjidhur këtë çështje themelore për shqiptarët.

Fazliu shkruan se, megjithëse për 20 vjet BDI kishte në dorë gjithë pushtetin, përfshirë edhe kryeparlamentarin dhe kryeministrin e parë shqiptar, asnjëherë nuk e sollën një ligj të tillë. Ai thekson se tani kur ky ligj kalon nga një qeveri me shumë më pak pushtet, të njëjtët individë që heshtën për dy dekada, dalin kundër. “Tani, kur dikush tjetër, me shumë më pak pushtet, siç e pranoni ju, e kalon këtë ligj në Qeveri, ju nuk bëheni pjesë për ta përmirësuar. Përkundrazi, ngriheni dhe thoni: ‘Nuk kalon!’ Jo pse mendoni se ligji nuk është i mirë, por sepse ju nxjerr zbuluar. Sepse ky ligj ua kujton paaftësinë dhe heshtjen tuaj 20-vjeçare përballë një kërkese të drejtë të shqiptarëve”, shkruan Fazliu.

Ai sjell një krahasim të ashpër mes periudhës së qeverisjes së kaluar dhe asaj aktuale, duke thënë se më parë përmendeshin afera të montuara, burgje të mbushura me shqiptarë, kazino dhe korrupsion, ndërsa sot flitet për ligje të rëndësishme si ai për përfaqësimin e drejtë, përdorimin e gjuhës shqipe dhe përpjekjet për luftë kundër korrupsionit.

“Ka ndryshim të madh ndërmjet kazinos dhe korrupsionit që çojnë në shkatërrim, dhe Ligjit për Gjuhën Shqipe, afrimit me Kosovën, përfaqësimit të drejtë, që çojnë në zhvillim, dinjitet dhe një rrugë të drejtë”.

Në fund të reagimit, Fazliu pranon se ligji mund të ketë mangësi, por thekson se është një përpjekje e vlerësueshme pas dy dekadash heshtjeje. Ai u bën thirrje të gjithëve që të kontribuojnë për përmirësimin e tij, dhe jo të pengohet për arsye politike.
Statusin e përmbyll me një mesazh simbolik nga Arbën Xhaferi: “Më mirë një ligj sesa një post”.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments