8 C
Tetovo
E shtunë, 10 Tetor, 2026
BallinaLajmeMaqedoniBekim Sali diskuton me delegacionin e IUC-së zgjerimin e bashkëpunimit me universitetet...

Bekim Sali diskuton me delegacionin e IUC-së zgjerimin e bashkëpunimit me universitetet ndërkombëtare

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ka pritur në Qeveri një delegacion të Këshillit Ndërkombëtar të Universiteteve (IUC), të kryesuar nga Prof. Dr. Orhan Hikmet Azizoglu, kryetar i këtij Këshilli.

Në delegacion ishin edhe tetë rektorë të universiteteve nga vende të ndryshme, përfshirë Jordaninë, Pakistanin, Katarin dhe Hungarinë.

Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në arsimin e lartë, shkëmbimin e përvojave akademike dhe krijimin e partneriteteve të reja ndërmjet universiteteve.

“Bashkëpunimi ndërkombëtar në arsimin e lartë është i rëndësishëm për rritjen e cilësisë akademike dhe krijimin e mundësive të reja për studentët dhe stafin akademik”, ka theksuar Sali.

Një nga temat e takimit ishte edhe mundësia e përfshirjes së institucioneve të reja të arsimit të lartë nga Maqedonia e Veriut në Këshillin Ndërkombëtar të Universiteteve, krahas dy universiteteve nga vendi që tashmë janë anëtare.

“Bashkëpunimi me institucionet akademike ndërkombëtare krijon mundësi për shkëmbimin e njohurive dhe përvojave, si dhe për avancimin e arsimit të lartë në vendin tonë”, thuhet në njoftimin e Salit.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments