Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në prononcim për media tha se nesër priten të votohen Ligje të rëndësishme të cilat janë me afat deri me 30 qershor. Ai shprehet optimist se nesër do të realizohet punë e frytshme në Kuvend.
“Nesër është një ditë e zakonshme pune ku në rend dite do të kemi Ligje që kanë të bëjnë me agjenden reformuese, janë ligje që kanë të bëjnë kryesisht me administratën publike, dhe me transformimin digjital. Mendoj që nesër t’i arrijmë afatet sepse shumica e tyre kanë afat deri më 30 qershor. Besoj që nesër Kuvendi do të punojë frytshëm dhe do t’i sjellë këto ligje”, tha kryetari i Kuvendit Afrim Gashi.
Ai shtoi se sa i përket Kodit Zgjedhor ka ngecë përshkak të mungesës së badenterit dhe dakordimit të plotë që duhet të ekzistojë. Gashi e cilëson si mungesë kushtesh mos votimin e Ligjit në fjalë.
“Sa i përket Kodit Zgjedhor siç e dini ai paraqitet në një nga seancat plenare nuk arritëm ta votojmë përshkak se duhet dakordim dhe badenteri që do të votohet ai Ligj, në momentin që do të krijohen kushte do ta thirr seancën dhe do ta votojmë por tani për tani nuk mund të them se ka kushte dhe andaj nuk është thirrë seanca në fjalë”, përfundoi Gashi.