8 C
Tetovo
E enjte, 26 Qershor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniImeri Stafai: BDI pranoi të zvogëlojë shqiptarët në regjistrim për hesapet e...

Imeri Stafai: BDI pranoi të zvogëlojë shqiptarët në regjistrim për hesapet e pushtetit

Deputetja e koalicionit VLEN, Saranda Imeri Stafai, ka reaguar ashpër në lidhje me mënyrën se si është zbatuar regjistrimi i popullsisë nga Enti Shtetëror i Statistikave, duke vënë në pikëpyetje edhe rolin e zëvendësdrejtorit të atëhershëm Ilmi Selami. “Për çka ka shërby Ilmi Selami si zv.drejtor i Entit Statistikor?”, ka shkruar ajo në profilin e saj në Facebook.

Imeri Stafai thekson se drejtori i atëhershëm i Entit nuk ka pasur të drejtë ligjore të përfshijë në metodologji kategori si “popullsi gjithsej rezidente” dhe “popullsi gjithsej jorezidente”. Sipas saj, këto nuk janë të parashikuara në nenin 6, paragrafi 1, alineja 1 të Ligjit për Regjistrim.

Ajo thekson se metodologjia nuk duhet të krijojë kategori të reja, por vetëm të përcaktojë njësitë që do të regjistrohen dhe karakteristikat përkatëse. “Enti, në vend që të zbatojë aktet e Kuvendit si bartës i pushtetit ligjvënës, ka marrë të drejtën të veprojë në kundërshtim me autorizimin ligjor dhe është sjellë si ligjvënës”, thekson deputetja, duke shtuar se kjo bie ndesh me nenin 8, paragrafi 1, alineja 4 të Kushtetutës.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments