8 C
Tetovo
E enjte, 26 Qershor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniMustafa Dauti: BDI i mashtroi shqiptarët për 20 vite, VLEN solli ligjin...

Mustafa Dauti: BDI i mashtroi shqiptarët për 20 vite, VLEN solli ligjin për përfaqësim të drejtë në institucione

Zëvendësdrejtori i Doganave të Maqedonisë së Veriut, Mustafa Dauti, ka reaguar ashpër ndaj politikave të deritanishme të BDI-së, duke theksuar se kjo parti për më shumë se dy dekada mashtronte shqiptarët me premtime boshe dhe nuk arriti të sjellë ligjin që garanton përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në institucionet shtetërore.

Në një reagim publik, Dauti tha:

“BDI ishte mbi 20 vjet në pushtet, por kurrë nuk ia doli të bëjë ligjin që garanton përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në institucionet e shtetit. I mashtruan me fjalë shqiptarët, ndërsa në vendimet e rëndësishme i lanë pas dore.”

Sipas tij, kjo padrejtësi historike më në fund po merr fund falë angazhimit të koalicionit VLEN, i cili arriti të sjellë në Kuvend dhe të miratojë ligjin për përfaqësim të drejtë.

“Sot, falë VLEN-it, ky ligj u bë realitet. Balanceri i padrejtë u hoq dhe më në fund fillon një epokë e re ku shqiptarët nuk do të llogariten më si numra, por si qytetarë me të drejta të plota!” – theksoi Dauti.
Ky ligj pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në punësimin dhe përfaqësimin e shqiptarëve në të gjitha nivelet e administratës shtetërore, një kërkesë e kahershme e e partive politike  shqiptare në vend.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments