Pas deklaratës së mbrëmshme të Arben Taravarit, i cili tentoi të justifikojë largimin e tij nga qeveria me argumentin se “kemi dalë për shqiptarët”, ka ardhur një kundërpërgjigje e ashpër nga Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.
Në një reagim të shkurtër, por me tone të forta politike, Aliu u shpreh qartë se kthimi i Taravarit dhe bashkëveprimtarëve të tij në opozitë nuk është aspak akt parimor, por thjesht rezultat i humbjes së privilegjeve dhe mungesës së alternativave.
“Ata që kthehen vetëm kur u mbyllen rrugët, s’kthehen për popullin, kthehen për veten,” tha Aliu, duke i dhënë një goditje të drejtëpërdrejtë retorikës së fundit të Taravarit.
Ky reagim i Aliut vjen në një moment kur në opinionin publik shqiptar po rritet pakënaqësia ndaj politikanëve që, pasi përfundojnë karrierën qeveritare, përpiqen të rikthehen në skenën opozitare me flamurin e “interesit të shqiptarëve”.
Në qarqet politike, deklarata e Ministrit të Shëndetësisë po interpretohet si një sinjal i qartë se ASH pjesë e qeverisë nuk ka ndërmend të heshtë përballë çfarëdo përpjekjeje për të manipuluar opinionin publik me patriotizma të vonuara dhe kalkulime personale politike./fol.mk