Zërat e fundit për një regjistrim të ri të popullsisë janë asgjë më shumë se një tentativë mjerane dhe e dëshpëruar e BDI-së dhe Ali Ahmetit për të shpëlarë duart nga një nga tradhtitë më të mëdha kombëtare të dekadave të fundit: fshirja dhe mohimi i mërgatës shqiptare nga regjistrimi i vitit 2021.
Le ta themi hapur, këtë nuk e bëri askush tjetër! Këtë e bëri vetë “komandanti i pazareve”, Ali Ahmeti, për të shpëtuar interesat e ngushta familjare dhe klanore djalin, vajzën, dhëndrin, vëllain dhe nipërit e tij të pangopur që për vite kanë shfrytëzuar institucionet dhe fatin e shqiptarëve për pasurimin e tyre personal.
Sot, me panik nga përgjegjësia që po u vjen mbi supe, ata kërkojnë sërish të luajnë me numrat, me ndjenjat dhe me dinjitetin e shqiptarëve. Por këtë herë nuk do t’ia dalin!
Nuk ka më regjistrime për t’i rehatuar hajnat dhe mashtruesit!
Regjistrimi i ardhshëm nuk do të bëhet për t’i rregulluar pazaret e BDI-së, por vetëm atëherë kur do të garantohet:
✅ Drejtësi,
✅ Transparencë,
✅ Numërim i vërtetë i shqiptarëve, përfshirë çdo shqiptar në diasporë.
E VLEN do ta bëjë këtë! Jo për t’u kapur pas pushtetit, por për t’i dhënë fund këtij turpi që mban një emër të vetëm: BDI!
Koha e manipulimeve ka marrë fund! Shqiptarët meritojnë të numërohen me dinjitet dhe me të vërtetën në tavolinë!