8 C
Tetovo
E hënë, 30 Qershor, 2025
BallinaLajmeOpinioneJo Bujar… Ne nuk harrojmë!

Jo Bujar… Ne nuk harrojmë!

Nga Latif Arifi

Bujar, sa herë flet ti për dinjitet dhe institucione, e vetmja gjë që na kujton është mashtrimi, hipokrizia dhe abuzimi me fatin e shqiptarëve!

Nuk ke as të drejtën morale e as kredibilitetin politik të na japësh leksione për “Jo”-në. Sepse kur shqiptarët kishin më së shumti nevojë për një “Jo”, ti dhe partia jote ishit gjithmonë “Po” për pushtetin dhe privilegjet!”

Faleminderit Bujar,
Që me këtë letër emocionale na kujtove edhe një herë pse kërkuam ndryshim.

Jo, nuk ishim gabim!
Gabim do të ishte… të harrojmë kush ishit ju për 20 vjet!
Gabim do të ishte të harrojmë:
Kush heshti për “Monstrën” dhe “Alfën”, ndërsa shqiptarët e pafajshëm kalben në burgje me procese politike të montuara.
Kush mbushi institucionet me nipa, mbesa, dhëndurë e kunetër, që rrinin në shtëpi dhe merrnin paga nga taksat tona.
Kush na la pa vende pune, pa drejtësi, pa arsim cilësor, pa shëndetësi dhe mbi të gjitha… pa shpresë!
Kush e shiti çdo kauzë kombëtare për një tender më shumë dhe një kolltuk qeveritar më tepër.
Kush përdori flamurin dhe gjuhën shqipe vetëm për fushata, ndërsa në jetën reale na trajtoi si qytetarë të dorës së dytë.
Kush heshti për modularen e Tetovës, ku 14 njerëz vdiqën në flakë, pa përgjegjësi dhe pa drejtësi deri sot.

Dhe tani, pas 20 vitesh hajni, nepotizëm, korrupsion dhe dështime historike, del përpara nesh me fjalime për “dinjitet” dhe “institucione”?!
Institucione që ju i shëndrruat në agjenci punësimi për farefisin tuaj.
Dinjitet që ju e shitët për privilegjet tuaja.
Gjuha shqipe që ju e kthyet në dekor për propagandë elektorale.
E tani, në fund të një karriere të mbushur me mashtrime dhe premtime boshe, vjen e na thua:
“Nuk është vonë të thuash Jo”?
Po Bujar…
“Jo”-në ta kemi thënë me kohë!
Dhe këtë herë, ajo “Jo” është për ju!
Për ju që e kthyet pushtetin në biznes familjar.
Për ju që për vite të tëra ndërtuat vila, pasuri dhe llogari bankare, ndërsa fëmijët e shqiptarëve iknin me autobus për të punuar në McDonald’s në Gjermani.
Jo… Nuk do të heshtim!
Por këtë herë, zëri ynë është kundër hipokrizisë suaj!
Dhe në këtë betejë… historia do t’ju mbajë mend për atë që realisht ishit, pjesë e problemit!

https://www.facebook.com/share/p/1AXLosXsaa/

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments