8 C
Tetovo
E martë, 1 Korrik, 2025
BallinaLajmeMaqedoniVLEN: Filloi ndërtimi i rrjetit primar të ujësjellësit në lagjen Jashtë Vardarit,...

VLEN: Filloi ndërtimi i rrjetit primar të ujësjellësit në lagjen Jashtë Vardarit, Tetovë

Ka filluar zyrtarisht ndërtimi dhe zgjerimi i rrjetit primar të ujësjellësit në lagjen Jashtë Vardarit në Komunën e Tetovës, në një gjatësi prej 2.600 metrash. Ky është një projekt i shumëpritur nga banorët dhe një hap konkret drejt përmirësimit të infrastrukturës jetike në këtë pjesë të qytetit.

Investimi kap vlerën mbi 15 milionë denarë dhe është financuar me mbështetje të drejtpërdrejtë nga Qeveria, në kuadër të projekteve që kanë për qëllim përmirësimin e infrastrukturës bazë dhe modernizimin e sistemeve të shërbimeve publike në Tetovë. Përmes këtij projekti do të mundësohet furnizim i qëndrueshëm dhe cilësor me ujë për qindra banorë të lagjes, të cilët për vite me radhë janë përballur me mungesë ose vështirësi në qasjen ndaj këtij shërbimi bazik.

Ky zhvillim është pjesë e angazhimeve të VLEN për ta kthyer vëmendjen nga nevojat reale të qytetarëve dhe për të investuar në zgjidhje të qëndrueshme që rrisin cilësinë e jetës dhe ndihmojnë në ndërtimin e një mjedisi më funksional dhe më të jetueshëm për të gjithë.

Projekte të tilla nuk janë vetëm ndërhyrje teknike, por edhe shprehje e qartë e vizionit për një administrim të përgjegjshëm, të hapur dhe të përkushtuar ndaj mirëqenies së qytetarëve.

VLEN-Punë, Përgjegjësi, Ndryshim.

https://www.swisstransfer.com/d/f6c15ed4-e390-4585-8844-05bf7d170993

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments