8 C
Tetovo
E mërkurë, 2 Korrik, 2025
BallinaLajmeMaqedoniVLEN: Populli ju njeh mirë, 20 vite dështime i shitët si patriotizëm

VLEN: Populli ju njeh mirë, 20 vite dështime i shitët si patriotizëm

BDI, pas dy dekadave në pushtet, tani reagon për një problem që e ka krijuar vetë. Vendosja e tabelave njëetnike në territorin e Komunës së Debërcës është rezultat i një ligji gjuhësor të mangët, pikërisht ai ligj që BDI e miratoi dhe e promovoi si sukses historik, ndërkohë që sot po jep efektet e tij diskriminuese.

Kjo është edhe një punë gjysmake në listën e gjatë të dështimeve të BDI-së. Të gjithë e dinë që për 20 vite me radhë, BDI nuk arriti ta bëjë gjuhën shqipe të barabartë as në letër, e lëre më në praktikë. VLEN është e vendosur ta rregullojë këtë çështje, jo me gjysmë-zgjidhje për qëllime propagandistike.

Në vend se të bëjnë reagime propaganduese, BDI duhet të jep llogari pse shqiptarët ende nuk e shohin gjuhën e tyre aty ku duhet: në të gjitha institucionet dhe hapësirat publike, pa asnjë përjashtim. Ne nuk do të lejojmë më që dështimet e tyre të shiten si patriotizëm.

VLEN zotohet se do t’i përmirësoj të gjitha çështjet gjysmake të trashëguara nga qeveritë e kaluara, duke ofruar zgjidhje ligjore.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments