Zëvëndëskryeministri, Arben Fetai, në intervistë për Telegrafi Maqedoni tha se nuk ia vlen të komentohet sfida e Taravarit për të. Sipas Fetait, Arben Taravari ka mbet i vetmuar dhe i transformuar.
“Nuk ia vlen të komentohet deklarata e Taravarit ai ka mbet i vetmum dhe i transformuar. Nuk kemi më asnjë komunikim, për herë të fundit kemi folur dy ditë para se të ndërmarrë hapat që i keni parë”, tha zëvëndëskryeministri, Arben Fetai.
Fetai shtoi se Taravari i ka kërkuar që të pasivizohet e të kthehet në Belgjikë.
“Taravari më ka kërkuar që të kthehem në Belgjikë e të pasivizohem dhe ma ka zgjat dorën kthehu në tetor pas zgjedhjeve lokale ti je kryetar i Aleancës për Shqiptarët, e kam refuzuar këtë ofertë pasi nuk më duhet ajo parti që shkon në BDI dhe bëhet patericë e Ali Ahmetit”, përfundoi Fetai.