Në Parlament janë realizuar 17 avansime të reja në kuadër të administratës parlamentare, prej të cilave 7 i takojnë shqiptarëve, që përbën plot 41 përqind të totalit.
Ky hap konsiderohet si një dëshmi konkrete e përkushtimit të kryeparlamentarin, Afrim Gashi, për përfaqësim të drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në institucionet shtetërore. Gashi, që nga marrja e detyrës, ka insistuar në ndërtimin e një Parlamenti gjithëpërfshirës dhe funksional, ku barazia etnike nuk mbetet vetëm premtim politik, por realitet institucional.