8 C
Tetovo
E mërkurë, 2 Korrik, 2025
BallinaLajmeMaqedoniHoxha zgjidh ngërçin në Cërvicë dhe Kolibar, rifillojnë punimet për sistemin e...

Hoxha zgjidh ngërçin në Cërvicë dhe Kolibar, rifillojnë punimet për sistemin e ujitjes

Një nga projektet më të rëndësishme për bujqësinë në rajonin e Kërçovës, sistemi i ujitjes në fshatrat Cërvicë dhe Kolibar do të vazhdojë dhe përmbyllet me sukses, pasi është zgjidhur pengesa që kishte bllokuar përkohësisht procesin.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, i cili së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Menaxhimin e Ujërave, Romeo Trenov, si dhe përfaqësues të kompanisë realizuese, zhvilloi vizitë në terren për të gjetur zgjidhje konkrete.

Sipas Hoxhës, deri më tani janë përfunduar rreth 85% e punimeve dhe tashmë ka dakordësi e plotë që pjesa e mbetur të realizohet pa pengesa. “Ky projekt është jetik për bujqësinë dhe mirëqenien e qindra familjeve në këtë zonë me potencial të madh bujqësor”, theksoi zëvendësministri.
Ai falënderoi veçanërisht bashkësitë lokale të Cërvicës dhe Kolibarit për bashkëpunimin dhe gatishmërinë që kanë treguar për të qenë pjesë e zgjidhjes.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments