8 C
Tetovo
E enjte, 3 Korrik, 2025
BallinaLajmeMaqedoniDurmishi prezantoi masën e re të praktikës – shans për mbi 1.300...

Durmishi prezantoi masën e re të praktikës – shans për mbi 1.300 të rinj të papunë

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, prezantoi sot masën e re të praktikës si pjesë e Planit Operativ për Masat Aktive të Punësimit për vitin 2025. Me këtë masë, investohet drejtpërdrejt në njohuritë, kapacitetet dhe potencialin e të rinjve deri në moshën 29 vjeç.

“Ky nuk është vetëm plan në letër – ky është plan për të ardhmen. Plan në të cilin çdo i ri, çdo grua, çdo i papunë ka një shans. Qëllimi i masës është 1.352 persona të papunë deri në moshën 29 vjeç, me të paktën arsim të mesëm, të përvetësojnë shkathtësi praktike pune, njohuri dhe përvojë. Risi është vendosja e praktikave virtuale – onlajn për 40 persona, i përshtatur me kushtet moderne të punës. Për të gjithë të përfshirët, është siguruar kompensim prej 12.000 denarë, me sigurim dhe tatim personal të paguar, në kohëzgjatje deri në tre muaj”, tha ministri Durmishi.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments