8 C
Tetovo
E enjte, 3 Korrik, 2025
BallinaLajmeMaqedoniValon Sadiku shpërthen: Patericat e BDI-së s’kanë të drejtë të flasin për...

Valon Sadiku shpërthen: Patericat e BDI-së s’kanë të drejtë të flasin për hakmarrje politike

Pas reagimit të pavërtetë dhe të stisur politikisht nga krahu i Taravarit në ASH, i cili akuzon për shkarkime të padrejta në Shtëpinë e Shëndetit në Kërçovë, vjen reagimi i drejtpërdrejtë i drejtorit të këtij institucioni, Valon Sadiku. Ai e cilëson këtë reagim si një tentativë të dëshpëruar për të mbrojtur privilegjet klienteliste dhe kontratat fiktive të instaluara prej vitesh nga ish-pushtetarët e lidhur me BDI-në dhe Taravarin.
Reagimi i plotë i Valon Sadikut:

“Të fundit që kanë të drejtë të flasin për hakmarrje politike janë pikërisht patericat e BDI-së dhe autorët e kontratave fiktive”

Reagimi i fundit i krahut të Taravarit në ASH, lidhur me shkarkimet në institucionet shëndetësore, është kulmi i hipokrizisë dhe cinizmit politik. Ata që për vite të tëra e shndërruan administratën publike në agjenci punësimi familjar dhe militantësh partiakë, tani kanë guximin të flasin për “shkarkime politike”.

Është e neveritshme të dëgjosh të qajnë për “standardin e përjashtimit politik” pikërisht ata që i kanë futur në punë me kontrata fiktive motrat, kunatat, hallat, dhe tezet e funksionarëve të tyre partiakë, një pjesë e mirë e të cilëve nuk kanë shkelur asnjë ditë në vendin e punës, por kanë marrë paga të plota nga taksat e qytetarëve.

Të na flasë për moral politik një ish-ministër i degraduar, që për gati një vit rresht i shërbeu BDI-së në çdo votim të rëndësishëm, bile edhe me këto punësime skandaloze, duke tradhtuar çdo premtim që u kishte dhënë anëtarëve të Aleancës për Shqiptarët dhe shqiptarëve në përgjithësi. Po a nuk ishit ju, ASH e Taravarit, që i keni mbajtur në krye të institucioneve njerëzit më të paaftë e më klientelistë, vetëm për interesa personale dhe pazare politike?

Sa për “protestat publike” që paralajmëroni: më mirë të protestoni për paratë publike të shpërdoruara me kontrata fiktive dhe punësime false, për emërimet familjare dhe për korrupsionin që e keni ushqyer vetë për vite me radhë. Nuk mund të na japë leksione morali një grup njerëzish që janë simbol i papërgjegjshmërisë administrative dhe i abuzimit me fondet publike.

Koha e privilegjeve të pamerituara ka mbaruar. Në administratë dhe kudo në sektorin publik do të punojnë ata që punojnë realisht, që shkojnë në punë çdo ditë dhe që japin kontribut të ndershëm për shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve. Jo ata që mbajnë poste vetëm se janë pjesë e rrethit të ngushtë të Taravarit dhe ish-klientelës së BDI-së.

Pastrimi i institucioneve nga militantët partiakë dhe nga të punësuarit fiktivë është hap i domosdoshëm për çdo proces të shëndoshë demokratik dhe administrativ. Kush ka fituar vendin e punës me meritë dhe është në krye të detyrës, nuk ka pse të ketë frikë. Por kush ka qenë aty si “hije në listë pagash”, e ka të qartë se dita e llogaridhënies ka ardhur.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments