8 C
Tetovo
E premte, 4 Korrik, 2025
BallinaLajmeMaqedoniMickoski “shuplakë” BDI-së: Ishit “horra” u bëtë milionera

Mickoski “shuplakë” BDI-së: Ishit “horra” u bëtë milionera

Gjykata Kushtetuese, shumica e së cilës u zgjodh nga qeveria e mëparshme e LSDM-së dhe BDI-së, ka vendosur të fshijë metodologjinë e regjistrimit të kryer nga qeveria e LSDM-së dhe BDI-së. Ttani nuk kemi një regjistrim real dhe një metodologji aplikimi dhe tani po flasim për të dhëna nga 20 ose më shumë vjet më parë. Për momentin, i vetmi regjistrim valid është regjistrimi i vitit 2002, tha kryeministri Hristijan Mickoski në një konferencë për shtyp në Qeveri sot.

Gjykata para disa ditëve shfuqizoi pjesë të metodologjisë për regjistrimin e vitit 2021 që i referohen popullsisë rezidente dhe jo-rezidente sepse vlerësoi se ato nuk janë në përputhje me vlerën themelore të rendit tonë kushtetues.

– Kështu funksionoi ajo qeveri, duke mashtruar qytetarët. BDI-ja i mashtroi shqiptarët, sepse gjithmonë u drejtohej vetëm atyre, dhe ne u drejtohemi të gjithëve, përfshirë maqedonasit, shqiptarët, turqit, serbët, boshnjakët, vllehët dhe romët… Ata që i mashtruan shqiptarët për më shumë se 22 vjet, ata që janë arsyeja kryesore pse Gostivari kishte 85,000 banorë në vitin 2002, dhe në vitin 2022 ka 26,000 banorë më pak, sollën një metodologji me të cilën i gënjyen shqiptarët – tha Mickoski.

Ata po sillen kështu tani, dhe do të vazhdojnë të mashtrojnë votuesit shqiptarë, dhe kjo vetëm për të arritur të vijnë përsëri në pushtet, shtoi ai.

– Ata nuk kanë qëllim tjetër, gjithçka tjetër është gënjeshtër. Dhe me kë do të formojnë qeveri, me, sipas tyre, VMRO-në antishqiptare? Sepse është e qartë se sa herë që të ketë zgjedhje, VMRO-ja do të fitojë bindshëm. Si do të formojnë qeveri, le t’i pyes ata? Me kë do të formojnë qeveri? Prandaj, le të mos u besojmë atyre mesazheve që vijnë nga opozita, veçanërisht nga BDI-ja. Ata nuk dinë si të bëjnë një propozim për të përmirësuar ekonominë, për të siguruar vende pune, për të sjellë investime të reja. Ata provuan një herë me platformën e gjelbër, por nga pamja e gjelbër mbeti vetëm ngjyra e gjelbër e kartëmonedhave që futën në xhepa. Dhe sigurisht, për të blerë qendra tregtare dhe makina të shtrenjta. Ata nuk dinë si të përmirësojnë kujdesin shëndetësor, si të arrijnë një arsim më cilësor. E vetmja gjë që dinë është të komentojnë për këtë temë, por nuk e bëjnë mirë këtë sepse i gënjyen shqiptarët për 23 vjet. Nga horra u bënë milionerë në ato vite. Dhe rezultati është 89,000 banorë në Gostivar në vitin 2002, krahasuar me 59,000 në vitin 2024. Ky është thelbi. Kjo është metodologjia – u përgjigj Mickoski.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments